Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka bërë të ditur se sot do të prezantojë rezultatet e studimit “Klima e biznesit në Kosovë”.
Ky studim është projektuar për të identifikuar dhe artikuluar pengesat e të bërit biznes për komunitetin e biznesit në Kosovë dhe parashikimin e trendeve të ekonomisë së vendit në periudhë tre mujore dhe periudhë ciklike gjashtë mujore.
Indikatori i konfidencës ka shënuar një rënie prej 10.2 p.p këtë tremujor krahasuar me TM paraprak.
Pritjet pozitive për performancë të mirë të biznesit vijnë vetëm nga sektori i tregtisë me pakicë; sektori privat në Kosovë këtë tremujor ka pritshmëri më të ulët për punësim krahasuar me tremujorin paraprak.
Dialogu Kosovë-Serbi në fokus të takimit të ministrave të BE...
Kurti bëri homazhe te varrezat e martirëve dhe dëshmorëve në...
Rama vlerëson kontributin e gjeneralit Timothy Orr në forcim...
IHMK paralajmëron mot të paqëndrueshëm gjatë javës
Nuk ndalet Muriqi, i shënon gol edhe Villarrealit
Në pritje të përgjigjes, Trump “mesazh” me bomba Iranit, pub...