Në përputhje me Ligjin për Deklarimin e Pasurisë, Agjencia kundër Korrupsion njofton se deklarimi i rregullt vjetor i pasurisë ka përfunduar dhe nga gjithsej 4721 e zyrtarëve të lartë publik, deklarimin vjetor të pasurisë e kanë bërë gjithsej 4625 zyrtarë të lartë publik ose (97%.96), duke përmbyllur kështu procesin e deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë.
Procesi i deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë ka filluar më 03.03.2020, por duke pasur parasysh situatën e krijuar me COVID-19, konform udhëzimeve dhe rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë së Publike dhe Qeverisë së Kosovës, AKK ka shtyrë afatin e deklarimit të pasurisë deri më 19.06.2020, duke ofruar mundësi dhe kohë të mjaftueshme për të gjithë zyrtarët e lartë publik për deklarimin e pasurisë.
Nga numri i përgjithshëm prej 4,721 të zyrtarëve të lartë publik që kanë pasur për obligim ta deklarojnë pasurinë, 4,625 zyrtarë të lartë publik kanë bërë deklarimin e pasurisë brenda afatit të rregullt ligjor, 63 zyrtarë të lartë publik kanë deklaruar pasurinë pas afatit të rregullt ligjor, 6 nga zyrtarët nuk e kanë deklaruar pasurinë me arsye, ndërsa 27 prej tyre nuk e kanë deklaruar pasurinë deri më tani.
Duke e marrë parasysh situatën me COVID-19, si dhe mbarëvajtjen e procesit të deklarimit të pasurisë gjatë kësaj kohe, Agjencia Kundër Korrupsionit i bën thirrje zyrtarëve të lartë publik që janë të përfshirë në listat e publikuara dhe që kanë ndonjë shqetësim për informatat e publikuara nga AKK, të kontaktojnë Agjencinë kundër Korrupsionit në numrat e telefonit: 038/518-964 dhe 038/518-912, apo në e-mail adresën: [email protected] me qëllim të evitimit të gabimeve apo lëshimeve eventuale, sepse shumica e formularëve të deklarimit të pasurisë janë pranuar në mënyrë elektronike në email-adresa të ndryshme të AKK-së.
Pr/rezoluta për integrimin, Hasani: Anëtarësimi në BE, objek...
“Po e shpall pavarësinë, po”; “me emër të Zotit”, Endriti ri...
Arrestohen tre të dyshuar të përfshirë në dy raste kriminale...
“Duhet të shkojmë në Ferizaj”, Kurti i shmanget përgjigjes p...
Vendoset gurthemeli i Parkut Industrial në Mitrovicë, 1 mili...
Zbatimi i Agjendës së Reformave, Albin Kurti në mbledhjen e ...