Grupi organizativ i protestës “Asnji cent ma shumë!”, ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen në protestën kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.
Protesta do të mbahet, të martën, ndërsa sot në një konferencë për medie do të bëhen të ditura detajet, shkruan arbresh.info.
Konferenca do të mbahet para objektit të qeverisë, nga ora 11:00.
“Ju ftojmë në konferencë për media për protestën ‘Asnji cent ma shumë!’ kundër shtrenjtimit të rrymës, të paraparë të mbahet të martën, me datë 22.02.2022. Në konferencë do të shpalosen disa nga informacionet kyçe për protestë. Konferenca do të mbahet sot më datë 21.02.2022 në ora 11:00 pranë ndërtesës se Qeverisë”, thuhet në njoftimin e organizatës./arbresh.info/
Prishtina shënon Ditën Botërore të Veshkës me aktivitete ndë...
Infarkti nuk shfaqet njësoj tek gratë dhe burrat: Simptomat ...
Raportohet se një person i ka vënë zjarrin vetës në Zvicër n...
“Pirati dëshiron të bëjë histori” – Mallor...
Digjet një punëtori dhe një objekt ndihmës në Mushtisht
80 vjeçari i zhdukur: Ende asnjë gjurmë nga Alush Kastrati