Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka njoftuar se nesër do të bëhet nënshkrimi i marrëveshjeve të granteve te inovacionit, ku 34 biznese do të përfitojnë.
Sipas njoftimit, ato do të nënshkruajnë marrëveshje dhe do të fillojnë implementimin e projektit, shkruan Arbresh.info.
“Vlera e projekteve nga kjo skemë për NVM-të është mbi 2.8 milionë euro, ndërsa përkrahja e MINT/KIESA dhe LuxDev është mbi 1.2 milion euro.”, thuhet në njoftim.
Eventi do të mbahet në ora 10:00 te Qendra e Inovacionit, në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, në Prishtinë./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...