Kryesuesi i Komisionit Hetimor Parlamentar, Hajrulla Çeku ka folur sot rreth procesit të privatizimit në Kosovë.
Përmes një konference për media, Çeku bëri të ditur se nga 12 tetori fillon intervistimi i atyre që kanë pas rol vendimtar në privatizimin e ndërmarrjeve në Kosovë, raporton portali arbresh.info.
Në dëshmitarë bëjnë pjesë edhe ish-ministra.
“Tash kemi hy në muajin e dytë të këtij komisioni dhe kemi marr një numër të vendimeve. Kemi miratuar planin e punës për përudhën 6 mujore dhe lista e dëshmitarëve për intervistim. Ne i kemi angazhuar katër komisionerë të jashtëm. Kemi grumbulluar një numër të madhe të dokumenteve. Në këtë fazë është intervistimi i dëshmitarëve, janë 21 dëshmitarë. Në këtë grup bëjnë pjesë ish-ministra, ish-anëtar bordi të AKM-së dhe AKP-së dhe ish-anëtar të UNMIKUT. Nga 12 tetori do të filloj intervistimi i dëshmitarëve. Në grupin e dytë bëjnë pjesë pronarë të kompanive, ekspertë, gazetarë që e kanë monitoruar punën e privatizimit në Kosovë dhe ish-punëtor të ndërmarrjeve”, deklaroi ai./arbresh.info/
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron