Ministri i Financave, Hekuran Murati po raporton në interpelancën e thirrur nga AAK për “Rishikimin e buxhetit të Republikës së Kosovës dhe rritje e pagave në sektorin publik”.
Murati nga foltorja e Kuvendit ka thënë se Qeveria e Kurtit ka punuar në zhvillimin ekonomik të Kosovës si dhe ka theksuar se rritja e numrit të papunësisë është e pavërtetë.
“Deputeti Besnik Tahiri tha se Kosova ka rënien më të ulët ekonomike në histori, nuk e di çfarë ka dashtë të nënkuptoj me këtë. Rritja ekonomike vitin e kaluar ka qenë 3.5 përqind, ndërkaq para dy vjetëve kishim rritje të ekonomisë me 10.7 përqind”, ka deklaruar Murati.
“Ngadalësimi ekonomik ndodhi jo vetëm në Kosovë por në tërë botën për shkak se gjërat kanë dalë jashtë kontrollit. Patëm një luftë në Ukrainë dhe një shkallë të lartë të inflacionit që këtë problem e ka gjithë globi, ShBA-ja edhe shtetet e tjera që tani po mundohen ta luftojnë këtë duke rritur normat e interesit përmes bankave të tyre shtetërore”, tha ai.
“Kemi çmimet e ulëta si të naftës, grurit e atë të energjisë. Kemi pasur pakot mbështetëse më të lartat në rajon që kanë fituar të gjithë qytetarët prej tyre”, ka thënë Murat./Arbresh.info/
Irani mohon bisedimet me SHBA-në
Osmani kujton Madeleine Albright: Kosova do ta kujtojë me mi...
Trepça rinovon kontratën me trajnerin Adis Beciargic
“Na pret një kundërshtar i vështirë dhe kërkues”...
Kurti: Zvicra është një nga partnerët më çmuar të Kosovës
Flick shpallet trajneri më i mirë i muajit mars në La Liga