Ish deputeti Muhamet Mustafa e ka quajtur luftë primitive mungesën e kuorumit për votimin e Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike.
Mustafa në një postim në rrjetin social Facebook shprehet se kjo është neglizhencë dhe papërgjegjësi kundër interesit publik.
Lexoni të plotë postimin e Mustafës:
S’KA KUORUM PER VOTIMIN E PROJEKTLIGJIT PER RMEKEMBJE EKONOMIKE
Çka të thuhet me këtë rast ? Lufta primitive partiake, popullzimi manipulativ, neglizhenca e papërgjegjësia, apo të gjitha së bashku kundër interesit publik dhe nevojës për të mbështetur aktivitetet ekonomike dhe nevojat sociale në kushte të rënda të përballjes me COVID 19! Sigurisht për këtë fajin e kanë të dyja pozita dhe opozita. Pozita, para se t’i adresohet opozitës, duhet të sheh se përse kishte vetëm 43 deputet për votim! Ku ishin edhe 20 të tjerë? Derisa nuk adresohet përgjegjësia individuale e deputetëve, grupeve parlamentare dhe partive politike ne Kuvend do te ndodhe kështu. Kjo lloj indolence e deputeteve është prezentë një kohë te gjatë dhe po shkon kah metastazimi, duke e arritur këtë shkallë të amnezisë ndaj nevojave shoqërore dhe interesit publik të atyre që kanë marrë besimin e votuesve. Është koha që deputetet indolent të përballen me përgjegjësinë e tyre.
Studentët shqiptarë sot protestojnë në Shkup, duan gjuhë e d...
Kurti merr pjesë në lansimin e Platformës për Siguri Kiberne...
Moti sot me diell, temperaturat arrijn 19 gradë
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin