Ministria e Financave, në përputhje me Kodin Doganor dhe të Akcizave në Kosovë dhe në bazë të Ligjit Nr. 04/L-273, me qëllim të emërimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Doganës së Kosovës, sot ka shpallur Konkursin për Drejtor të Përgjithshëm të Doganës së Kosovës.
Në njoftimin për media thuhet se për të gjithë të interesuarit konkursi është i hapur nga data 03.08.2020 deri më datë 01/09/2020.
“Ky proces i rekrutimit do të monitorohet nga përfaqësuesit e Projektit Britanik për Rekrutime në Pozita të Larta Drejtuese. Informacionet rreth aplikimit për këtë pozitë mund të gjenden në ueb faqen e Ministrisë së Financave: https://mf.rks-gov.net/”, thuhet në njoftimin për media.
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...