Zëvendësministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku dhe UD drejtorët e Njësisë për Ndërmarrjet Publike, kanë nënshkruar dy marrëveshje për subvencionimin e shërbimeve të ujësjellësit dhe ngrohtores.
Me kryeshefin ekzekutiv të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica”, Bashkim Kurti, u lidh marrëveshja për financimin e pompave të ujit në fshatrat Zhazhë, Kelmend dhe Boletin të Komunës së Zveçanit dhe fshatin Kushtovë të Mitrovicës. Investimet arrijnë vlerën 70 mijë euro.
Ndërsa me UD kryeshefin e Ngrohtores së Qytetit në Gjakovë, Arben Meka, Ministria e Ekonomisë u dakordua për të subvencionuar blerjen e biomasës me 300 mijë euro./Arbresh.info/

Zbulohet se Silva nuk është prioritet i Barçës
Në nëntë komuna përfundon numërimi i votave për deputetë
Si u zbulua përmes “SKY ECC” rrjeti kriminal me bazë në Koso...
Aksident trafiku te rrethi i Çagllavicës, shkaktohen kolona
E kërkonte drejtësia shqiptare prej 9 vitesh, kapet në Itali...
Shfaqet rast i ri i etheve afrikane të derrave në Kroaci