Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, ka pritur sot në takim zv/ Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jan Alex Voss, me të cilin kanë biseduar rreth objektivave të kësaj ministrie dhe politikave zhvillimore në bujqësi, si dhe mundësive për fuqizimin e mëtejmë të këtij sektori.
Ministri Mustafa, ka falënderuar zv/Ambasadorin Voss për mbështetjen e pandërprerë të shtetit gjerman ndaj Republikës së Kosovës, sidomos atë në sektorin e bujqësisë, raporton arbresh.info.
Ministri Mustafa njoftoi zv/ Ambasadorin Voss edhe për investimet, të cilat planifikojnë t’i bëjnë në këtë sektor në kuadër të Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural të këtij viti.
Nga ana e tij, zv/ Ambasadori Voss ka ftuar Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të përkrahë në formë këshillimi Parkun e Inovacionit dhe të Trajnimeve në Prizren meqë sektori i bujqësisë është një nga sektorët kyq të parkut të ri. Ai gjithashtu informoi Ministrin Mustafa për një projekt të financuar nga Ministria Federale e Ambientit që do të fillojë këtë muaj në Komunën e Kamenicës dhe që ka për qëllim një bujqësi të qëndrueshme./arbresh.info/
Qeveria miraton pagën e 13-të për sektorin publik
Kurti: Me Macronin folëm për rrugën e Kosovës drejt anëtarës...
Kurti premton sërish: Nëse Kosova fiton nesër, edhe 1 milion...
Qeveria e Kosovës ndan 500 mijë euro për fitoren e Dardanëve...
Konfiskohet djathë pa dokumente në Leposaviq
Arrestohen tre të dyshuar për rrahje mes vete, njëri u ther ...