Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa zhvilloi takim pune virtuel dhe nga shtëpia në vetizolim me përfaqësues të Fondit Ndërkombëtar Monetar (FMN).
FMN në këtë takim ishin të përfaqësuar nga Shefi i Misionit për Kosovë, Gabriel Di Bella, nga përfaqësuesja regjionale për Ballkanin perëndimor dhe kryesuese e zyrës për Kosovë, Stephanie Eble si dhe nga Amanda Edwards e Zyrës Përfaqësuese të Përhershme të FMN-së për Ballkanin Perëndimor bashkë me një ekip më të gjerë të ekspertëve,raporton arbresh.info.
Në takim me ministrin Mustafa, ndër tjerash u diskutua mbi subvencionet në bujqësi – dizajnin aktual dhe rezultatet si dhe për masat e MRP (mitigation recovery package) dhe pritshmëritë e zbatimit të tyre.
Në këtë aspekt, ministri Mustafa theksoi pagesën dy herë të subvencioneve, të cilën po e zbaton sivjet Ministria e Bujqësisë, për ti ndihmuar fermerët e Republikës së Kosovës të ballafaqohen më lehtë me efektin negativ të shkaktuar nga pandemia Covid-19./arbresh.info/
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira