Ministri i MTI-së, Bajram Hasani priti në një takim pune e përurimi ambasadorin e Italisë, Piero Sardi, duke i dëshiruar mirëseardhjen dhe kënaqësinë e takimit dhe të njohjes e të kontakteve.
Ambasadori, Sardi, ndërkaq, e përgëzoi ministrin për detyrën e re duke i dëshiruar punë të suksesshme dhe të pandalshme.
“Gjatë takimit ambasadori e informoi Hasani për bashkëpunimin e deritashëm me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, me theks të veçantë për nivelin e investimeve në vend.”, thuhet në komunikatë.
Duke përmendur panairet e këtij viti që u mbajtën në Itali, ministri Hasani dhe Ambasadori Sardi u pajtuan që një panair të tillë ta organizojnë edhe në Kosovë, përmes të cilit do të ofroheshin informacione dhe mundësi të reja për investitorët italianë.
Po ashtu, ministri z. Hasani e informoi ambasadorin edhe lidhur me projektligjin që është duke u finalizuar për procedim, i cili parasheh tejkalimin e vështirësive burokratike për investime te ne
Hasani e siguroi mysafirin se do të bëhet gjithçka që është e mundur për të krijuar ambient të përshtatshëm dhe tërheqës për investitorët e huaj dhe sidomos për ata italianë.
Në fund, ministri Hasani, falënderoi ambasadorin Sardi për vizitën duke shpresuar në thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror.
Klodi me pëlqim për Benitën?
LVV-ja konfirmon dëmtimin e varrit të Astrit Deharit: Jemi n...
Afati i sotëm për tërheqje nga gara zgjedhore, Cakolli: KQZ ...
S’ka pajtueshmëri për votat me postë, KQZ shkon në pauzë
Indonezi: Mbi 900 të vdekur nga përmbytjet, rreziku i urisë ...
Elezi: Më 7 dhjetor, në orën 23:59 mbyllet afati i subjektev...