Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe kryetari i Komunës së Dragashit, Salim Jenuzi, të premten nënshkruan memorandumin e mirëkuptimit për financimin e projekteve të infrastrukturës rrugore në Dragash, në vlerë rreth 1 milion euro.
Me anë të këtij memorandumi do të financohet realizimi i ndërtimit të rrugëve Trokan – Brrut në vlerë prej 550.000 eurosh, Brezne – Trokan në vlerë 150.000 eurosh, Strazimir – Dragash në vlerë 100.000 eurosh, Restelicë – Dragash në vlerë 10.000 eurosh, si dhe vazhdimi i asfaltimit të rrugës Restelicë – kalimi kufitar Strazimir në vlerë 150.000 eurosh.
MI obligohet të sigurojë mjetet financiare në përputhje me realizimin e punimeve sipas kushteve të kontratës dhe do të caktojë një zyrtar për mbikëqyrjen e realizimit të projekteve nga fillimi deri në përfundim të kontratës.
Ndërsa, Komuna e Dragashit obligohet që t’i krijojë kushtet e nevojshme për realizimin e projekteve për operatorët ekonomik dhe zhvillimin e projekteve në pajtim me Ligjin mbi Prokurimin Publik dhe Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësive.
Po ashtu, Komuna obligohet të kryejë procesin e tenderimit dhe të caktojë komisionin për hapjen e ofertave dhe vlerësimin e tenderëve.
Nice mbetet në elitën e futbollit francez, fiton bindshëm nd...
Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet për datat 30 Maj ...
Aksident në Gjirokastër, përplasen dy automjete në bulevardi...
Putin mohon sulmin me dron në Rumani, Bukureshti dëbon konsu...
Britania do të përdorë inteligjencën artificiale për verifik...
OBSH: Shkalla e vdekshmërisë nga shpërthimi i Ebola-s arrin ...