Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se reforma e asistencës sociale parasheh mbështetjen e punësimit për familjet në nevojë.
Sipas kësaj ministrie, personat e përzgjedhur si përfitues të pilotimit të Reformës së Asistencës Sociale njoftohen se: Të gjithë anëtarët e familjes tuaj që janë të aftë për punë duhet të regjistrohen në Zyrën e Punësimit brenda 30 ditëve pune, raporton Arbresh.info
“Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton të gjithë përfituesit e pilotimit të Reformës së Asistencës Sociale se duhet të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi. Personat e përzgjedhur si përfitues të pilotimit të Reformës së Asistencës Sociale njoftohen se: Të gjithë anëtarët e familjes tuaj që janë të aftë për punë duhet të regjistrohen në Zyrën e Punësimit brenda 30 ditëve pune. Ky është një hap i domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi”, bënë të ditur ministria e Financave.
Po ashtu, ky institucion, njofton se këshilltarët e tij të punësimit janë në Zyrat e Punësimit për t’i mbështetur përfituesit në procesin e aktivizimit në tregun e punës.
“Këshilltarët tanë të punësimit janë në Zyret e Punësimit për t’ju mbështetur në procesin e aktivizimit në tregun e punës, përmes masave si subvencionimi i pagës dhe trajnime profesionale deri në integrimin tuaj në tregun e punës”, thuhet tutje në njoftim./Arbresh.info/
The Athletic: Granit Xhaka transferimi më i goditur i sezoni...
11 të vrarë në një fshat në Liban – Izraeli intensifikon sul...
Kurti pret nesër në takim dy kongresistët amerikanë
Ebola rikthen frikën në Afrikë, mbi 200 viktima dhe 10 shtet...
Osmani: Deputetët e LVV-së që kanë shpifur ndaj meje do t’i ...
Lansohet Platforma Këshilluese e Grave për dialogun Kosovë–S...