Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti ka pritur në takim u.d e drejtorit të Byrosë Kosovare të Sigurimit.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në ‘facebook’, ku e ka falënderuar Mazrekun për punën e deritanishme si drejtor i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, deri sa e ka uruar dhe ofruar përkrahje në ushtrimin e përgjegjësive të reja, shkruan portali arbresh.info
Mehmeti dhe Mazreku janë dakorduar për vazhdim të bashkëpunimit mes dy Institucioneve Bankës Qendrore të Kosovës dhe Byrosë Kosovare të Sigurimit.
Postimi i tij i plotë:
Guvernatori Mehmeti priti u.d e drejtorit të Byrosë Kosovare të Sigurimit
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës Fehmi Mehmeti, ka pritur të martën u.d drejtorin e Byrosë Kosovare të Sigurimit Sami Mazreku.
Gjatë takimit guvernatori Mehmeti ka falënderuar Mazrekun për punën e deritanishme si drejtor i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, deri sa e ka uruar dhe ofruar përkrahje në ushtrimin e përgjegjësive të reja.
Në anën tjetër, Mazreku gjatë takimit të parë në cilësinë e u.d drejtorit të Byrosë Kosovare të Sigurimit ka falënderuar për përkrahjen e vazhdueshme guvetrnatorin Mehmeti.
Mehmeti dhe Mazreku janë dakorduar për vazhdim të bashkëpunimit mes dy Institucioneve Bankës Qendrore të Kosovës dhe Byrosë Kosovare të Sigurimit. /arbresh.info/
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron