Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka mbajtur mbledhjen korresponduese/elektronike, e 69-ta me radhë, në të cilën ka miratuar vendime dhe dokumente tjera sipas përgjegjësive të saj kushtetuese dhe ligjore.
Pavarësisht kritikave nga kryeministri në ardhje, Albin Kurti, se do të tërheq vendimet e qeverisë Hoti, sot pati emërime dhe miliona euro të ndara.
Vendimi i parë që mori aprovimin e kabinetit qeveritar në mbledhjen e sotme ishte ai për ndarjen e mjeteve financiare për pagesën e shtesës në pagë për Shërbimin Korrektues të Kosovës, Doganat e Kosovës, ATK-në, dhe AUV-në, për shkak të angazhimit të shtuar gjatë pandemisë COVID-19, si dhe plotësim ndryshimin e vendimeve të Qeverisë që kanë të bëjnë me mjetet nga Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike.
Në mbledhjen e sotme Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve shtesë financiare për Ministrinë e Shëndetësisë, në vlerë prej 10 milionë euro, për blerjen e materialeve, aparaturave mjekësore si dhe angazhimin e personelit shëndetësor dhe mbështetës, për menaxhimin e pandemisë COVID-19.
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar edhe vendimin për ndarjen e mjeteve financiare në vlerë prej 8 milionë euro, për Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit të cilat do të destinohen për subvencionimin e tarifës për Burime të Ripërtëritshme të Energjisë.
Në mbledhjen e 69-të, kabineti qeveritar ka aprovuar edhe vendimin për ndarjen e mjeteve financiare në vlerë prej 500 mijë euro, për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, për kryerjen e obligimeve financiare të kësaj ministrie.
Qeveria në këtë mbledhje, po ashtu ka miratuar vendimin për kompensimin financiar të njëhershëm për delegatët e legjislaturës së vitit 1990 të cilët kanë certifikuar mandatin e deputetit në mbledhjen e Kuvendit të Kosovës të datës 4 dhjetor 1999, që kanë marrë pjesë në Mbledhjen e Kuvendit të Kosovës me datën 2 korrik 1990 dhe me datën 7 shtator 1990 si dhe kanë vazhduar të marrin pjesë në mbledhjet e Kuvendit deri më datën 24 maj 1992.
Në mbledhjen e sotme, qeveria ka aprovuar edhe kërkesën e Sindikatës së punëtorëve të Lotarisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare në shumë prej 40,000 € (dyzetmijë euro) për mbështetje financiare për punonjësit e saj.
Është miratuar edhe vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë nr. 09/09 të datës 01.07.2020 për themelimin e Komisionit të Ankesave për të Huajt.
– Kaltrina Nuhiu, Ministria e Drejtësisë- zv.kryesuese;
– Agim Krasniqi, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, anëtar;
– Mehmet Morina, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, anëtar;
– Kaltrina Hyseni, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, anëtare.
Miratimin e Qeverisë e kanë marrë nismat për negocimin e Marrëveshjes së Kredisë midis Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Bankës Evropiane për Investime, për financimin e projektit “Reagimi i Kosovës ndaj pandemisë Covid-19 për NVM-të”, si dhe për negocimin e Marrëveshjes së Grantit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Bashkimi Evropian, i përfaqësuar nga Komisioni Evropian, për Projektin “Mbështetja e BE-së për disponueshmërinë dhe qasjen në vaksinat kundër COVID-19 në Kosovë”.
Qeveria në mbledhjen e saj ka miratuar edhe vendimin për pagesën e specializantëve me vetëfinancim, nga kategoria ekonomike subvencione dhe transfere, prej datës 1 mars deri më datë 31 tetor 2021./arbresh.info/
Kosova dhe Shqipëria cilësohen si vende “pjesërisht të lira”...
Vrasja në xhaxhait të Elijonës, reagon Benita
Fisnik Asllani shpjegon arsyen se pse zgjodhi Kosovën para G...
“I kam lutur ambasadorët që ta kursejnë Gjykatën Kushtetuese...
Mbetet e bllokuar rruga Pejë-Kullë-Rozhajë
Presidenti Trump kërcënon Iranin: Do shkatërrojmë fushën e g...