Shoqata e cila merret me qarkullimin e naftës, derivateve të naftës, gazrave dhe lubrifikantëve “SHQNGL”, ka pezulluar përkohësisht protestën e paralajmëruar për sot.
Kjo vije pasi të njëjtit kanë marrë premtime nga kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti dhe ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë se do të shikohet mundësia që të bëhet shfuqizimi i disa neneve të udhëzimeve administrative që kjo shoqatë po i kundërshton.
Fadil Berjani, kryetar i Shoqatës ‘’SHQNGL’’, tha se janë kundër udhëzimeve administrative që bëhen pa prezencën e palëve të interesit.
Kryetari i këshillit protestues së kësaj shoqate, Tahir Zogaj, tha se pas marrjes së premtimeve që nenet e udhëzimeve administrative përkohësisht do të anulohet protesta, raporton KP, transmeton Klan Kosova.
“Na premtoj që do të rishikohen, ne kërkuam të shfuqizohen deri në ripërtëritjen e neneve. Nuk jemi kundër pastrimit të rezervuarëve, jemi kundër mënyrës se si ka zgjedhur. Ai premtoj që do të ulet me ministrin edhe një herë. Morëm vendim që për momentin ta anulojmë protestën që kemi planifikuar ta mbajmë për sot”, tha ai.
Tërhiqet short për çerekfinalet e Copa del Rey, Barcelona pë...
Aksidenti me tre të vdekur në Qubrel të Skenderajt, mbi 6 vj...
AUV bllokon dhe tërheq nga tregu qumështin për foshnje Nestl...
Scott Bamforth MVP i javës në elitën e basketbollit kosovar
Kurti udhëton drejt Davosit në Zvicër
Nis mbledhja e Kryesisë së LDK-së, priten zhvillime të reja