Kosova dhe Korporata amerikane Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC) sot do të nënshkruajnë marrëveshjen prej 236 milionë eurove.
Siç njofton MCC, ceremonia e nënshkrimit do të nisë nga ora 16:00 deri në 17:30, sipas kohës lokale në Washington.
“MCC dhe Qeveria e Kosovës kanë hartuar një marrëveshje për të adresuar furnizimin e Kosovës me energji elektrike përmes investimeve në infrastrukturën e ruajtjes së energjisë dhe programeve të trajnimit teknik. Këto investime do të përshpejtojnë tranzicionin e Kosovës drejt një të ardhmeje më të pastër energjetike, do të kultivojnë fuqinë punëtore të nevojshme për të mbështetur tranzicionin energjetik të Kosovës, do të stimulojnë praktikimin e barazisë gjinore në firma dhe do të rrisin përfaqësimin e grave në energji dhe sektorët e ngjashëm. Partneriteti MCC-Kosovë do të ketë dy projekte”.
Nikoqir i ceremonisë do të jetë Gregory Meeks, kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve bashkë me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe kryeshefen ekzekutive të MCC-së, Alice Albright.
Kjo e fundit pritet të vë nënshkrimin mbi marrëveshje, ndërsa nga Kosova do të nënshkruajë ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
Moti në Shqipëri me diell e reshje shiu në disa zona
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Mblidhen disa komisione parlamentare në Kuvendi i Kosovës
178-vjetori i gazetës së parë shqiptare
“Kthim i viktimës në dhunues” – Serwer i ashpër ndaj Gjykatë...
”Rezoluta për ish-krerët e UÇK-së s’u hartua nga PDK” – Hamz...