Çmimet e naftës të premten në Kosovë kanë shënuar rënie për dy cent për litër krahasuar me një ditë më herët.
Nga 1.91 euro për litër sa ishte të enjten çmimi i naftës, të premten ky çmim është 1.89 euro për litër.
Çmimi i benzinës ka mbetur i njëjtë, 1.47 euro për litër, ndërkaq gazi 0.82 euro për litër.
Rritja e çmimeve të naftës tashmë ka filluar të reflektohet edhe në çmimet e tjera të konsumit.
Nafta nisi të shtrenjtohet më 28 shkurt kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli nisën luftën me Iranin. Në kundërpërgjigje, Irani mbylli Ngushticën e Hormuzit, që shfrytëzohet si rrugë për 20 për qind të naftës në nivel botëror.
E rëndë në Fushë-Krujë, kunati vret me armë zjarri kunatin
KEDS tregon cilat zona do të mbesin pa rrymë nesër për shkak...
Irani ka dy kushte që duhet plotësuar ShBA-ja nëse do të ulë...
Votohet në parim Ligji për çmimet tavan
Hamza: S’mund të ulet çmimi kur rritet kostoja e prodhimit, ...
ZRRE publikon raportet konsultative për të hyrat maksimale t...