Oda ekonomike për energjetikë dhe kompanitë, më 25 shkurt do të dalin në protesta para Qeverisë, ku do të përsërisin kërkesat e tyre në lidhje me gjendjen me krizën energjetike.
Në nga kërkesat e tyre është edhe shkarkimi i ministrave ekonomikë, disa drejtorëve dhe vendosjen e kuadrove profesional në vend të tyre.
Nga Oda thotë se shteti duhet të ndajë para nga buxheti për kompanitë për t’i ndihmuar në tejkalimin e krizës energjetike. Me probleme po përballen edhe kompanitë nga industria e tekstilit, furrës dhe industrive të tjera. Andaj thonë se duhet subvencionim urgjent për energjinë elektrike.
Kryetari i Odës, Gjorgji Manaskov, sqaron se shteti mund të falimentojë, sepse totali i borxheve të kompanive energjetike është mbi një miliard euro.
Sipas informacioneve, ndër borxhlinjtë më të mëdhenj janë Ministria e Shëndetësisë, disa ndërmarrje publike dhe komuna.
Mirëpo, Qeveria nuk dorëzohet dhe thotë se shfrytëzuesit buxhetorë nga pushteti qendror, njësitë e vetëqeverisjes lokale dhe institucionet që të shlyejnë detyrimet e prapambetura për energjinë e konsumuar në një kohë sa më të shkurtër dhe t’i paguajnë faturat brenda afateve të përcaktuara./Telegrafi/
Xabi Alonso flet për shkarkimin e mundshëm pas rezultateve n...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
MD organizon tryezën e përbashkët me Mekanizmat Koordinues L...
Petritsch: Kosova e ka me patjetër të krijojë një qeveri dem...
A mundet Evropa ta bindë Kinën të ndihmojë në përfundimin e ...
Të gjitha partitë dorëzojnë listat në KQZ: 1 mijë e 181 kand...