Presidenti francez, Emmanuel Macron beson se një zgjidhje është ende e mundur për mosmarrëveshjet në lidhje me paketën e rimëkëmbjes nga koronavirusi, në samitin special të BE në Bruksel.
“Këto janë çështjet kryesore para nesh dhe për të cilat duhet të gjejmë kompromiset e duhura në orët në vijim. Unë mendoj se është ende e mundur, por është në rrezik. Unë e them shumë qartë, kjo nuk do të bëhet në kurriz të ambicieve europiane”, deklaroi sot Macron.
Franca ka treguar gatishmëri për të bërë kompromise dhe kishte qenë në kontakt shumë të ngushtë me kancelaren gjermane, Angela Merkel, presidentin e Këshillit të BE, Charles Michel dhe presidenten e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen.
Samiti i posaçëm fillimisht ishte planifikuar të përfundonte dje, por po vazhdon edhe sot pasi nuk është gjetur ende një kompromis për fondin e rimëkëmbjes pas pandemisë dhe buxhetin e ardhshëm shumëvjeçar të BE-së./atsh/
30 shtete lëshojnë paralajmërime për stuhi të ashpër dimëror...
Ivan Perisic afër rikthimit në Itali, Interit i duhet ‘ndihm...
Policia shqiptare dhe ajo portugeze bashkëpunim të ri në luf...
Elezi: Do të vlejë rezultati i rinumërimit dhe jo i Qendrave...
Osmani takon presidentin e Singaporit, i kërkon heqjen e viz...
Ushtarët danezë urdhërohen të jenë në gatishmëri në rast sul...