Gjatë muajit shkurt janë regjistruar mbi pesë mijë të punësuar të rinj.
Këtë e ka bërë të ditur Ministri i Financave, Hekuran Murati.
Sipas Muratit kjo ka ardhur falë hyrjes së fuqi të ligjit të ri të ATK-së.
Njoftimi i plotë:
“Gjatë muajit shkurt janë regjistruar ? 5,054 të punësuar të rinj. Kjo vjen si rezultat i hyrjes në fuqi të ligjit të ri të ATK-së, i cili kërkon që punëtorët të regjistrohen/deklarohen së paku një ditë para se ata të fillojnë punën. Fushata e kontrolleve nëpër biznese për punëtorë të padeklaruar po vazhdon. Të gjithë të punësuarit duhet të kontrollojnë nëse punëdhënësi i ka deklaruar në ATK, dhe në rast se jo, të denoncojnë punëdhënësin. Punëdhënësi ka për obligim të deklarojë të gjithë të punësuarit dhe t’u paguajë kontributet me rregull”, ka shkruar Murati./Arbresh.info/
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Prishtinë
Publikohet orari i Final Four-it të Ligës Unike
Osmani priti në takim ambasadorin e Gjermanisë, flasin për z...
Dështon reforma në Itali/ Referendumi, pjesa më e madhe kund...
Bashkimi konfirmon dy mungesa të rëndësishme ndaj Prishtinës
Kusari – Lila thotë se lirimi i TVSh-së për derivate dhe heq...