Anëtarët e Bordit të Përkohshëm të Telekomit të Kosovës mbrëmë kanë dhënë dorëheqje pas tërheqjes së mjeteve që gjendeshin në llogarinë e ndërmarrjes nga përmbaruesi.
Bordi i ka paraqitur dorëheqjen kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit, dhe ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçit, shkruan arbresh.info.
Më poshtë mund të gjeni letrën e dorëheqjes së siguruar nga arbresh.info.

Ndryshe llogaritë bankare të ndërmarrjes publike, Telekomi i Kosovës janë bllokuar javën që lamë pas për të cilën ekskluzivisht kishte raportuar arbresh.info.
Bllokimi kishte ardhur pak ditë pasi Gjykata Themelore Prishtinë ia ka njohur të drejtën kompanisë “Dardafone.net LLC” për përmbarimit (realizimin) e borxhit milionësh duke ia refuzuar prapësimin (kundërshtimin) e parashtruar nga Telekomi i Kosovës./arbresh.info/
Kërkohet ndëshkimi i Blerim Devollit, prokuroria shpëtimi i vetëm i Telekomit të Kosovës
EKSKLUZIVE- Bllokohen llogaritë e Telekomit të Kosovës, rrezikohet me falimentim
Policia e Kosovës pret delegacion nga Sllovenia, diskutohet ...
Konjufca për Vjosa Osmanin: E goditi hapur Qeverinë në 2024-...
“Brenda një dhome, çfarë është diskutuar?” – Osmani pretendo...
12-vjeçarja goditet nga një veturë afër shkollës “Elena Gjik...
Sulm masiv rus në Ukrainë, 6 të vdekur
Kishte fshehur 1.2 kilogramë kokainë në jastëk, në pranga 32...