Larja e veturave të Ministrisë së Infrastrukturës do t’i kushtoj buxhetit të Republikës së Kosovës mbi 7 mijë euro.
Tashmë ministria e udhëhequr nga Arban Abrashi ka dhënë tenderin me titull ‘Larja e Automjeteve të MIA-së’, në vlerë saktësisht 7 mijë e 390 euro, shkruan arbresh.info. Në njoftimin për dhënie të kontratës të bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik thuhet se në mesin e 6 tenderëve të pranuar, fitues ka dalë kompania ” AJANI & ADAMI ” SH.P.K.’, nga kryeqytetit.
Ky operator ekonomik ka ofruar edhe çmimin më të ulët.

Ndërsa çmimi më i lartë i ofruar ishte 13 mijë e 336 euro, e vlera e parashikuar me hapje të kontratës është 15 mijë euro.
Me këtë tender, veturat e Ministrisë së Infrastrukturës do të pastrohen gjatë 36 muajve të ardhshëm, por aty nuk bëhet e ditur se për sa vetura saktësisht bëhet
fjalë.
Në të njëjtin njoftim thuhet se kontrata nuk ka gjasa të nënkontaktohet./arbresh.info/

Kurti në Londër: Takime me zyrtarë britanikë dhe diskutime p...
IPK arreston një zyrtar policor, dyshohet për “ngacmim”
Eurodeputeti austriak: Kosova ndër vendet më të avancuara pë...
Abdixhiku: Haradinaj e ka keqkuptuar mirësinë time – në qoft...
Rama prezanton programin për fermerët: Deri në 2 milionë eur...
Abdixhiku: S’kemi folur për emra me Kurtin, s’ka gjasa të ve...