Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli u ka prezantuar sot për shqyrtim deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës Projektligjin për Identifikimin Elektronik dhe Shërbimet e Besuara në Transaksionet Elektronike, pasi Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti e ka shqyrtuar projektligjin në fjalë dhe Kuvendit ia ka rekomanduar miratimin e tij në parim.
Ky projektligj, me 66 vota për dhe asnjë kundër, ka kaluar në Kuvend të Kosovës në leximin e tij të parë.
Projektligji ka për qëllim rregullimin e mënyrës së identifikimit dhe skemave të identifikimit elektronik; Kushteve të përdorimit të nënshkrimit elektronik, vulës elektronike, vulës elektronike kohore dhe të pajisjeve për krijimin e tyre; Shërbimeve të transmetimit që iu rekomandohen transaksioneve ligjore, procedurave gjyqësore dhe procedurave të tjera; Kushteve të lëshimit dhe përdorimit të certifikatave të kualifikuara për certifikimin e shërbimeve dhe autentifikimin e faqes së internetit; Shërbimet e besuara në transaksionet elektronike dhe dokumentet elektronike. Ky projektligj zbatohet për skemat e identifikimit elektronik dhe për ofruesit e shërbimeve të besuara në transaksionet elektronike.
Ministrja Rizvanolli ka theksuar që Ministria e Ekonomisë ka pranuar kërkesa të vazhdueshme si nga sektori privat dhe nga ai publik, si dhe ai financiar bankar, që ky projektligj të aprovohet sa më shpejtë që është e mundur, për shkak të rëndësisë dhe nevojës për të.
Ligji është në përputhshmëri me rregulloren e BE-së mbi Identifikimin Elektronik dhe Shërbimet e Besuara për Transaksionet Elektronike në Tregun e Brendshëm (eIDAS regulation).
Gjatë seancës së Kuvendit, Ministrja Rizvanolli ka shtuar se ky projektligj nuk do të ketë kosto shtesë për Buxhetin e Kosovës, mirëpo për zbatimin konkret të dispozitave të këtij projektligji, Qeveria ka arritur të fitojë një grant prej Komisionit Evropian me vlerë prej 4 milionë euro, i cili do të shfrytëzohet për zhvillim e sistemit eIDAS. /arbresh.info/
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...
Real Madridi e fiton UEFA Youth League
Pas fitores së madhe, Selin ndez rrjetin me një foto me DJ G...