Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar edhe nga Shefi i Stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi, kanë pritur sot në takim delegacionin e FMN-së, i prirë nga Gabriel Di Bella, Shef i Misionit për Kosovë, Departamenti Evropian (EUR), Stephanie Eble, Oana Elena Luca, Zhongxia Zhang, Shushanik Hakobyan, Selim Thaçi dhe Mentor Mehmedi.

Në mes të temave të shumta, ky delegacion e përgëzoi Kryeministrin lidhur me faktin se buxheti ka vendosur në përparësitë e tij fushat e shëndetësisë, arsimit, pra e ka vënë theksin mbi fushat e interesit shoqëror.
Delegacioni u interesua rreth ligjit për pagat. Kryeministri tha se programi qeverisës ka në thelb të tij eliminimin e pabarazisë në paga, kjo parë në rrafshin më të gjerë, atë të rishpërndarjes së pasurisë në shoqërinë tonë në mënyrë më të drejtë. Përveç kësaj duhet pritur edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese./arbresh.info/

Komandanti i KFOR-it: Prania e forcave në Kosovë nuk ka afat...
Ndalohen mbi 38 mijë lodra me vlerë prej 100 mijë eurosh në ...
Pacolli paralajmëron krizë mjedisore: Gjendja katastrofale e...
PDK: Kurti po legjitimon strukturat ilegale të Serbisë dhe p...
Trump refuzon ofertën e Putinit për përfundimin e luftës me ...
Kurti mbledh ministrat, thotë se premtimet po i shndërrojnë ...