Një ditë pasi bëri publike datën për heqje të taksës 100% nda Serbisë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ftuar në takim paraardhësin e tij, Ramush Haradinajn.
Këtë e ka bërë të ditur ky i fundit përmes një konference për medie, shkruan arbresh.info.
“Z.Kurti sot më ka dërgu një letër, urgjent për parlament në takim. Dje ka dalë në konferencë për shtyp, ai sot më dërgon një letër më kërkon në takim me bisedu për tema të interesit nacional”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka shtuar gjithashtu se ka refuzuar takimin teksa e ka quajtur ofendues.
“Unë i kam kthy një letër atij, i kam treguar që jam i interesuar me bisedu, ju kam drejtuar disa herë publikisht, por, ju nuk keni gjetë kohë për një temë të cilën kam kontribu, pasi e keni marrë vendimin e keni thirr një takim sa për sy e faqe ky është më shumë se ofendim”, ka thënë Haradinaj. /arbresh.info/
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...