Ministri i Tregtisë̈ dhe Industrisë̈, Vesel Krasniqi, ka pritur sot në takim drejtuesit e Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës me të cilët ka diskutuar për problemet e këtij sektori dhe mundësinë e lehtësimit të msaave.
“Si ministër ofrova përkrahjen time të plotë për këtë sektor, shumë të goditur për shkak të pandemisë dhe i njoftova se nesër do të jetë mbledhja e komitetit ndërministror kur do të shqyrtohen masat anti-Covid të cilat priten të lehtësohen”, ka shkruar ndër të tjera Krasniqi.
Postimi i plotë i ministrit Krasniqi:
Kam pritur edhe sot në takim drejtuesit e Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës me të cilët kemi diskutuar për problemet e këtij sektori dhe mundësinë e lehtësimit të masave.
Gastronomet edhe një herë kërkuan që të lejohet shërbimi brenda, duke u respektuar masat në lokale dhe të hiqet kufizimi i orarit që aktualisht është në fuqi.
Si ministër ofrova përkrahjen time të plotë për këtë sektor, shumë të goditur për shkak të pandemisë dhe i njoftova se nesër do të jetë mbledhja e komitetit ndërministror kur do të shqyrtohen masat anti-Covid të cilat priten të lehtësohen./arbresh.info/

Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër