Kosova bleu arkivole në vlerë mbi 30 mijë euro

14:23 | 9 Qershor 2020 | Agnesa Çitaku

Për vite me radhë, varrimi i të vdekurve në Kosovë është praktikuar të bëhet pa arkivol.

Por, kjo ka filluar të ndryshoj kohët e fundit, shkruan arbresh.info.

Vetëm për pesë muaj janë importuar mijëra të tillë.

Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës për periudhën janar-maj 2020, janë importuar arkivole në vlerë mbi 30 mijë euro. Saktësisht aty thuhet se ata kanë kushtuar 32 mijë e 219 euro.

Ata janë importuar nga katër shtete, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Hungaria.

Sasia më e madhe ka ardhur nga shteti fqinj, Serbia gjithsej arkivole në vlerë mbi 18 mijë euro. Mbi 10 mijë euro janë importuar nga Maqedonia e Veriut.

Ndërsa, nga dy shtete tjera është importuar sasi më e vogël e arkivoleve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara