Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim anëtarët e Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, të prirë nga kryesuesja Selvete Grajqevci – Pllana.
Me këtë rast, anëtarët e Bordit të KPMM-së e njoftuan kryetarin e Kuvendit për aktivitetet aktuale, sfidat me të cilat po përballet sektori minerar në Kosovë, si dhe planet për të ardhmen.
Kryetari Konjufca premtoi mbështetje për angazhimet e këtij bordi në funksion të mbrojtjes së resurseve minerare të vendit dhe parandalimit të degradimit mjedisor./arbresh.info/
Trump drejtuar Marinës Amerikane: Qëlloni çdo anije që vendo...
E premtja ditë zie në Kosovë
Haxhiu për ndarjen nga jeta të Qosjes: Ishte hero i mendjes ...
BE miraton kredinë 90 mld euro për Ukrainën pas heqjes së ve...
IPK rekomandon suspendimin e një polici trafiku në Prishtinë
“Për ne, ai ka qenë gjithmonë hero”: Jeta e Afrim Bunjakut n...