Komuna e Podujevës do të rrënoj objektet pa leje.
E kjo pritet t’i kushtoj rreth 35 mijë euro, shkruan arbresh.info.
Në njoftimin për kontratë të bërë publik në faqen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik thuhet se shuma e planifikuar për kontratën ‘Rrënimi dhe largimi i objekteve pa leje’, është 33 mijë e 417 euro.

Por, aty nuk jepen detaje rreth numrit të objekteve që do të rrënohen.
“Për sasi dhe detaje tjera referoju paramanës me parallogari”, thuhet në njoftim.
Kohëzgjatja e kontratës publike kornizë është 12 muaj.
Aty gjithashtu janë cekur edhe kushtet e pjesëmarrjes.
“Operatori ekonomik duhet ti ofrojë dëshmi të kënaqshme Autoritetit Kontraktues se qarkullimi vjetor i Operatorit Ekonomik, gjatë tre viteve të fundit fiskale ka qenë prej jo më pak se 50,000.00 euro. Operatori ekonomik duhet të ofrojë dëshmi se ka përfunduar me sukses kontrata te ngjashme në 3 (tre) vitet e fundit (duke filluar nga data e publikimit te Njoftimit për kontratë), ne vlere minimale prej 45,000.00 euro”, thuhet më tej në njoftim.
Ofrimi i çmimit më të ulët është një ndër kriteret për dhënie të kontratës.
Kontrata është e hapur, ndërsa afati i fundit për pranim të tenderëve / aplikacioneve është data 06.07.2020 ./arbresh.info/
Bllokohet puna në aeroportin e Vlorës
Gjendet i vdekur një burrë në Ulpianë të Prishtinës
Organizatori i protestës në Shkup, Ademi: Lejoni të hyjnë në...
E kryer, Jose Mourinho rikthehet në Madrid
Shpërthimi i Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos: OBS...
Studentët nga Shqipëria bllokohen në kufi, nuk u lejohet të ...