Kompania Meka në Kosovë me drejtor Burim Piraj ka vendosur që subvencionin e pagave t’ua bëjë vetë punëtorëve.
Kjo pas vendimit të qeverisë për Pakon Emergjente, ku përfshihen disa kategori për kompensim, shkruan portali arbresh.info.
“E përshëndes vendimin e qeverisë për miratimin “Pakos fiskale emergjente” mirëpo unë si drejtor i MEKA shpk ( MEKA HALAL FOOD ) edhe pse i kam 20 punëtorë në kategorinë e subvencionimit të pagave edhe pse punëtorët tanë e kanë pagën minimale 350 EURO e mesatarja diku afër 500 EURO, kam vendos që këto para të cilat punëtorëve tanë iu takojnë nga kjo pako, t’i paguaj nga buxheti personal në shenjë solidariteti me vendin tonë në këtë situatë jo të favorshme!”, thuhet në njoftimin e Piraj.
Kjo kompani ishte ndër të parat që miratoi pagën minimale prej 350 eurove, si dhe pagesën e sigurimit të shëndetit./arbresh.info/
E rëndë në Kurbin, vajza vret nënën 85-vjeçare me thikë, e r...
Dogana sekuestron mallra të falsifikuara me vlerë rreth 200 ...
Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar nesër?
EKSKLUZIVE: Shërbimi grek përfshihet në zhvillimet e brendsh...
Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s
Nesër Kosova-Andorra, Foda: Luajmë për fitore