Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë ka miratuar planin e punës.
Për kanë votuar 8 anëtarë të komisionit, shkruan arbresh.info.
“Me 8 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, është miratuar plani i punës”, ka thënë kryetari i komisionit.
Ndryshe, anëtari i këtij komisioni, Liburn Aliu ka thënë se përmes këtij komisioni nuk duhet të mbulohet asnjë krim i mundshëm, shkruan arbresh.info.
Ai ka shtuar gjithashtu se në Kosovë zhvillohet krim inteligjent.
“Ne nuk dëshirojmë të bëjmë komision hetimor për mbulim të një krimi të mundshëm, nëse ka ndodhë duhet të shkohet deri në fund. Në shumë raste pronarët mund të mos jenë ata real, sepse janë privatizuar me një pronar dhe pas një kohë janë shit te dikush tjetër që ka lidhje te politika duhet të llogaritet se në vendin tonë kemi krim inteligjent, e jo naiv”, ka thënë ai./arbresh.info/
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...