Ka vetëm 1 mije euro të kursyera në bankë. Por, ministri i shëndetësisë në detyrë Arben Vitia ka deklaruar se ka pasuri të luajtshme dhe paluajtshme në vlerë prej mbi 400 mije euro, raporton arbresh.info.
Të paktën kështu bëhet e ditur në të dhënat e Agjencisë kundër Korrupsionit.

Ministri Vitia, aktualisht posedon një shtëpi 250 metër katror në vlerë prej 150 mijë euro të cilën e ka trashëgimi familjare.
Ai po ashtu në të njëjtën mënyrë posedon edhe një truall në vlerë prej 250 mijë euro.

Nga ana tjetër, vlera e veturave të ministrit Vitia, e përbënë një pasuri të madhe në vete.
Ai aktualisht posedon një veturë Mazda, vlera e së cilës është hiç më pak se 12 mijë euro, të cilën ka deklaruar se është blerë me huamarrje.
Ndërkaq bashkëshortja e tij, posedon një veturë Suzuki, në vlerë prej 15 mijë eurosh për të cilën deklarohet se është blerë me kredi/arbresh.info/

Kurti: Nis programi i trajnimeve për siguri kibernetike për ...
Iseni për incidentin gjatë protestës: Janë ndaluar dy shqipt...
Kurti: Besoj këto zgjedhje janë të fundit për këtë vit
“Disa dashuri ruhen në heshtje”, Blerando i jep fund beqaris...
Haxhiu falënderon mërgatën që u regjistrua për të votuar: Më...
Avokati i Thaçit kritikon ashpër Specialen: Për 5 vjet e gjy...