Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fetah Rudi ka deklaruar se në pronësi të tij ka një shtëpi dhe një truall.
Shtëpia me sipërfaqe prej 64.00 m2 ka vlerën e 13 mijë eurove ndërsa truallin në vlerë 15 mijë euro e ka deklaruar si donacion, shkruan arbresh.info.

Ai nuk ka deklaruar para të gatshme të mbajtura në Institucionet financiare.
Ndërsa detyrime financiare, 15 mijë euro për investim familjar.
Rudi ka deklaruar gjithashtu pagë prej 1,470.00 euro nga Kuvendi i Kosovës, dhe 4,500.00 euro si pension invalidor.
Ndërsa për bashkëshorten e tij ka deklaruar pagë prej 2,100.00 euro nga Lidhja Demokratike e Kosovës./arbresh.info/
Kombëtarja e Kosovës prezanton fanellat e reja, bie në sy ko...
Haxhiu: E mirëpres prezantimin e rezolutës në Kongresin Amer...
“Monitor”: 18% e punëtorëve në Kosovë mezi e mbyllin muajin ...
“Regres me gjyqësorin”, BE pezullon të gjitha pagesat financ...
Barcelona ia rinovon kontratën Flickut
Kërcënoi të shpërthente bombë në Rinas, SPAK dërgon në gjyka...