Barcelona ka marrë “dritën jeshile” nga trajneri Hansi Flick për vazhdimin e bashkëpunimit.
Sipas Mundo Deportivo, kontrata është rinovuar deri në vitin 2028.
Sipas këtij raportimi, trajneri gjerman pritet të nënshkruajë kontratën e re vetëm pasi skuadra katalanase të sigurojë titullin e La Liga, transmeton Klankosova.tv.
Kjo mund të ndodhë që këtë fundjavë, nëse Barcelona arrin të mposhtë Osasuna dhe nëse Real Madrid humb pikë në përballjen ndaj Espanyol.
Ndërkohë, agjenti i Flick, Pini Zahavi, pritet të zhvillojë një takim me drejtuesit e Barcelonës javën e ardhshme për të finalizuar detajet e marrëveshjes së re.
Në të njëjtin takim, ai pritet të diskutojë edhe të ardhmen e një tjetër klienti të tij, sulmuesit Robert Lewandowski.
Arrestohen dy persona për përplasjen në Skenderaj
Policia në kërkim të personit që mbante ujk të egër në Shkup...
Lojtari që nuk dëshiron të nënshkruajë për Real Madridin nës...
“Qeveria tentoi të vendosë pengesa për Bordin e Paqes, Osman...
Haxhiu pret nesër në takim Komisioneren Kos
Rama: Në Prishtinë kemi krijuar një koalicion të gjerë për p...