Kërcënoi të shpërthente bombë në Rinas, SPAK dërgon në gjykatë 44-vjeçarin rus

11:06 | 1 Maj 2026
R J

SPAK ka përfunduar hetimet dhe dërguar në gjykatë dosjen ndaj një shtetasi rus, i akuzuar për kërcënimin e shpërthimit të një bombe në aeroportin e Rinasit.

Vladislav Urban, 44 vjeç, është marrë i pandehur për “kanosje për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”, raporton A2CNN.

Sipas SPAK në shkurt 2023 rusi ka dërguar një mail në adresën e Shefit Operacional të Rinasit, ku kërcënonte me shpërthimin e një bombe nëse qeveria Shqiptare nuk njeh Kosovën si Serbi, si edhe pretendonte te kishte marrë peng 2 shqiptare.

Nga hetimi i rastit rezultoi se maili ishte dërguar nga rusi Urban, rezident në Selanik. Pas shkëmbimit të informacionit me palën greke dhe kontrollit, rezultoi se 44-vjeçari nuk kishte marrë njeri peng, ndërsa kishte edhe precedentë të mëparshëm në dërgimin e maileve kërcënuese