Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), bënë të ditur se njësia A3 e Termocentralit “Kosova A”, ka dalë nga sistemi në mënyrë të paplanifikuar, mëngjesin e sotëm
Sipas KEK, kjo njësi ka dal nga sistemi sot rreth orës 00:30, raporton Arbresh.info..
“Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) njofton opinionin publik se njësia A3 e Termocentralit Kosova A ka dalë nga sistemi në mënyrë të paplanifikuar, sot më 19.06.2025, rreth orës 00:30. Kjo ndalesë është shkaktuar si pasojë e luhatjeve në sistemin elektrik, me ç ‘rast ka reaguar sistemi mbrojtës i gjeneratorit, duke shkaktuar ndërprerjen automatike të zgjueses”, thuhet në njoftim.
Përvec njesisë A3 të Termocentralit “Kosova A”, KEK bënë të ditur gjithashtu se është vërejtur humbje e ujit në kaldajë edhe në njësinë A5 të TC Kosova A.
“Gjithashtu, ju informojmë se në njësinë A5 të TC Kosova A, më 17.06.2025 është vërejtur humbje e ujit në kaldajë. Ekipet teknike kanë monitoruar nga afër situatën dhe e kanë mbajtur njësinë në funksion deri më 18.06.2025 në ora 00:02, kur ajo është ndalur me qëllim të evitimit të ndonjë avarie të përmasave më të mëdha. Ndërkohë, njësia A4 e TC Kosova A ndodhet në remont që nga data 16.05.2025”, thuhet në njoftimin e KEK.
Menaxhmenti i KEK sh.a. është i përkushtuar që, përtej adresimit teknik të situatës, të vendoset një standard i lartë i përgjegjësisë dhe llogaridhënies në të gjitha nivelet operuese, si parakusht për garantimin e stabilitetit të sistemit prodhues dhe të besueshmërisë ndaj publikut.
KEK sh.a. siguron opinionin se po ndërmerren të gjitha masat teknike dhe organizative për rikthimin sa më të shpejtë të njësive në funksion, në bashkëpunim të ngushtë me të gjithë aktorët relevantë të sektorit energjetik në vend./Arbresh.info/
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit