Institucionet qendrore dhe ato komunale po kritikohen për blerje të artikujve parandalues për përhapjen e koronavirusit me çmim shumë herë më të lartë sesa ai që është një treg.
Kështu një maskë ka kushtuar deri në 8 euro, shkruan arbresh.info.
Por, më kursimtare nga të gjitha po del të jetë Posta e Kosovës. Ajo maskat shumëpërdorimshe i ka blerë për afro 10 herë më lirë sesa shumë Institucione.
Një e tillë i ka kushtuar 0.59 euro.
Kështu bëhet e ditur në njoftimin për nënshkrim të kontratës të bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik. Aty thuhet se për kontratën me titull ‘Furnizim me pajisje mbrojtëse për staf te PK-së SH.A. për mbrojtje nga virusi COVID 19 Lot1 Furnizim me maska mbrojtëse shumëpërdorimshe’, fillimisht ishte planifikuar shuma prej 15 mijë euro.

Bëhej fjalë për 2 mijë maska për depon kryesore në Fushë Kosovë.
Pas hapjes së tenderit operatori ekonomik i vetëm që kishte aplikuar kishte ofrim për rreth 14 mijë euro më të lirë. Ato kushtuan vetëm 1.180 euro ose 0.59 euro për copë.
Kompania që kishte ofruar këtë çmim e që edhe është shpallur fitues është ” EXIMTEX ” SH.P.K nga Gjakova.
Në njoftim thuhet se kontrata nuk ka gjasa të nënkontraktohet./arbresh.info/

Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari