Ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiq ka raportuar në Komisionin për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim.
Jevtiq tha se për shkak të pandemisë kanë qenë për gjashtë muaj në bllokadë financiare dhe se janë ndërprerë shumë projekte, transmeton Klan Kosova.
“Ky vit ishte specifik dhe jemi ballafaquar në COVID-19 dhe ka ndikuar në punën e ministrisë”.
“Ajo që ka ndikuar është se gjashtë muaj në bllokadë financiare dhe nuk kemi mundur të punojmë në projektet që kemi planifikuar”.
Më pas ai shtoi se as këtë vit kthimi i të zhvendosurve nuk është i kënaqshëm, duke përmendur pronat e uzurpuara.
“Presim që deri në fund të vitit një hap të madh ta bëjmë në Komunën e Shtërpcës dhe t’u mundësojmë këtyre njerëzve të kenë banim”, ka thënë Jevtiq, shkruan EO.
Valon Berisha do të largohet nga LASK Linz, Bosnja dhe Herce...
BE përgatit masa ndëshkuese ndaj SHBA-së për Greonlandën
Roma blindon pozitën e katërt, triumfon në udhëtim tek Torin...
Janiq: Amerika do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës...
“1 miliardë euro për Bordin e Paqes”/ Rama reagon pas artiku...
Gucati: Protestat dhanë efekt në gjykatë, Thaçit po i lejohe...