Brenda këtij muaji pritet të bëhet ekzekutimi i shtesave prej 100 euro për grupin e parë të studentëve aplikues.
Kështu bëri të ditur për arbresh.info zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.
Ai tha se tashmë është themeluar komisioni përgjegjës për verifikimin e të dhënave të aplikimeve.
“Tashmë kemi themeluar Komisioni Zbatues, përgjegjës për verifikimin e të dhënave të aplikimeve. Ky komision është në komunikim të rregullt me Universitetet për konfirmimin e listave. Varësisht nga konfirmimet, po synojmë që brenda muajit të ekzekutojmë shtesat për grupin e parë e studentëve aplikues. Aplikimi për studentë për mbështetje nga ‘Pako për Përballje me Inflacion’, është hapur me 20 tetor 2022 dhe ka qenë i hapur deri më 6 nëntor, në platformën eKosova” tha Kryeziu.
Ndryshe, në mbledhjen e mbajtur me 30 shtator, Qeveria e Kosovës ka miratuar pakon për përballje me inflacionin, ku edhe është miratuar ndarja e 100 eurove në muajin nëntor për studentët./arbresh.info/
Myftiu Tërnava – politikanëve: Është e papranueshme që njerë...
Mijëra besimtarë myslimanë në sheshin Skënderbej, kremtohet ...
Bajram Begaj uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin
Edi Rama uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin
Kryeimami nga Xhamia e Madhe në Prishtinë: Islami është rend...
Rama uron Bajramin: Festë drite, shprese dhe harmonie për të...