Instituti për Zhvillimin e Politikave Sociale (IZHPS) kërkon nga Qeveria e Kosovës të marrë vendim që të gjithë aplikuesit e masës 15 për pagesën e 130 eurove në muaj të iu njihet e drejta dhe ta mbyll si program të përkrahjes.
Ky institute, përmes një reagimi për media ka bërë të ditur se punëtorët e Qendrave për Punë Sociale janë duke u përballur me kërcënime dhe ofentime të papara pa fajin e tyre, si pasoj e mos lëshimit të këtyre parave nga na e qeverisë, raporton arbresh.info.
“Qeveria të marrë vendim dhe të udhëzoj Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale që të gjithë aplikuesve të masës 15 për pagesën e 130 euro në muaj të iu njihet e drejta dhe ta mbyll si program të përkrahjes. Shuma e nevojshme për mbulimin e pagesës nuk e tejkalon vlerën e 10 milionëve. Punëtorët e Qendrave për Punë Sociale janë duke u përballë me presion, kërcënime, ofendime të papara pa fajin e tyre”, thuhet në reagim.
Sipas këtij Instituti, dërgimi i SMS-ve gabimisht, ka shtuar presionin ndaj zyrtarëve të postës dhe QPS-së.
Masa 15 sipas Instituti për Zhvillimin e Politikave Sociale ka qenë e pamenduar dhe e dizajnuar mirë që nga fillimi.
“Nëse i shtohet edhe fakti i SMS të dërguar gabimisht, dhe presioni ndaj zyrtarëve të postës dhe QPS atëherë e vetmja mundësi mbetet pagesa uniforme e gjithë aplikuesve.Rreth 40 000 individë janë refuzuar dhe nëse të gjithë e shfrytëzojnë të drejtën e ankesës, do të kalojnë vite të tëra deri në trajtimin e ankesave”, thuhet në reagim./arbresh.info
Reagimi i plotë:
Pas tensioneve, lojtarët madrilen i dalin në krah trajnerit ...
Masakra në Sydney, Trump: Ahmed al Ahmed shumë i guximshëm, ...
Dhjetëra të vdekur nga përmbytjet e menjëhershme në Marok
Ylli i Bournemouth në “radarin” e Manchester Uni...
BE-ja diskuton për mbështetjen e Kinës për Rusinë, përfshirë...
Peleshi pret ambasadorët e Vendeve të Ulëta dhe Suedisë