Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, ka mbajtur sot konferencën e fundvitit me gazetarë, ku prezantoi rezultatet ekonomike për vitin 2024 dhe parashikimet për të ardhmen.
Guvernatori bëri të ditur se ekonomia e Kosovës do të mbyllet me një rritje prej 4.3% për vitin 2024, ndërsa deri në shtator ishte shënuar një rritje prej 4.3%, raporton Arbresh.info
Sipas tij, kreditë kanë pasur një rritje të ndjeshme, duke u rritur me 15.7% krahasuar me vitin e kaluar. Në nëntor 2024, totali i kredive arriti në 5.668 miliardë euro, që përfaqëson një rritje prej 768.9 milionë eurosh krahasuar me dhjetorin e 2023.
Ndërkohë, depozitat vazhdojnë të jenë burimi kryesor i financimit të kredive. Totali i tyre në nëntor 2024 arriti në 6.586 miliardë euro, me një rritje prej 448.5 milionë eurosh ose 7.3% krahasuar me vitin e kaluar.
“Rritja e depozitave i atribuohet rritjes së normave të interesit dhe konkurrencës më të madhe midis bankave për të tërhequr depozituesit,” theksoi Ismaili.
Inflacioni mesatar për vitin 2024 ishte 1.6%, një nivel që pritet të mbetet i qëndrueshëm edhe në vitin 2025.
Përsa i përket remitancave, ato arritën në 1.1 miliardë euro deri në tetor, dhe pritet të përfundojnë vitin në 1.3 miliardë euro.
Guvernatori shtoi se liberalizimi i vizave këtë vit ka ndikuar pozitivisht në rritjen e remitancave.
Investimet e huaja direkte janë një tjetër tregues i rëndësishëm, duke arritur në 657 milionë euro në vitin 2024, me pritshmëri që ky trend të vazhdojë në vitet 2025 dhe 2026.
“Asetet e sektorit financiar, pa përfshirë BQK-në, arritën në 12.2 miliardë euro, ndërsa totali, duke përfshirë BQK-në, është 14.2 miliardë euro,” bëri të ditur Ismaili./Arbresh.info
Ministri Balla takohet me yjet dardanë para ndeshjes me Serb...
Tre të vdekur nga zjarri në një spital në Gjermani
Asani në top formë para ndeshjes me Serbinë, shënon gol të r...
Rizvanolli: KEK-u ka nisur furnizimin me energji për ndërmar...
1 qershori, Presidenti Begaj dhe Zonja e Parë, festë me fëmi...
Osmani pret në takim Ministrin e Jashtëm të Tanzanisë