Ymer Havolli, ish-kryetar i Bordit të Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, ka reaguar ndaj shqetësimeve të ngritura për rëniet e fundit të aseteve të Trustit, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për humbje reale, por për lëvizje të zakonshme brenda cikleve të ekonomisë së tregut.
Havolli ka sqaruar në RTV Dukagjini se investimet e Trustit janë të orientuara për një afat të gjatë kohor dhe rëniet në tregjet financiare janë pjesë e natyrshme e funksionimit të tyre. Ai tha se rëniet e fundit tashmë janë duke u rikuperuar: “Rënia ishte deri në -9%, por tani ka shkuar në -3%. Kjo tregon rikuperim të tregut.”
Sipas tij, ekonomia e tregut nuk njeh humbje të përhershme, por lëvizje ciklike që përfshijnë si rënie, ashtu edhe ringritje të vazhdueshme.
Ai përmendi se ngjarjet globale, si deklaratat politike apo vendosja e tarifave reciproke, ndikojnë drejtpërdrejt në lëvizjet e tregjeve.
“Aset menaxherët që mbajnë mjetet kanë ndjeshmëri të lartë ndaj tyre. Ata ndërhyjnë në rast nevoje me prerje të humbjes, por zakonisht, nëse aksionet mbahen, rënia është e përkohshme dhe ka gjasa të rikuperohet brenda pak ditësh”, theksoi Havolli.
Ai apeloi për qetësi dhe mirëkuptim nga publiku, duke theksuar se asnjë aset nuk është “zhdukur” dhe se fluktuacionet janë të pritshme në investimet afatgjata.
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...