Inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte -0.2% në muajin maj 2019, ndërsa indeksi i çmimeve të konsumit pësoi rënie në një mesatare prej -0.2% në maj 2019, krahasuar me një muaj paraprak.
Sipas “Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” për muajin maj nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, rënia shpjegohet me rënien e çmimeve të konsumit te nëngrupi i COICOP-it perime me 11.3%, me një ndikim të këtij nëngrupi prej -0.4% në IHÇK.
Rënia u neutralizua kryesisht nga ngritja e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (0.6%); pemë (4.4%); përdorim i pajisjeve për transportin personal (0.8%) – (ngritje e çmimeve të naftës dhe benzinës), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.2 për qind në IHÇK.
Shkalla vjetore e inflacionit e matur në muajin maj 2019 në krahasim me muajin maj 2018 ishte 3.4%, derisa indeksi i çmimeve të konsumit është më i lartë për 3.4% në maj 2019 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Kjo shpjegohet me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra me 12.9%, mish 4.7%, qumësht, djathë dhe vezë 3.4%, perime 21.6%, sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira 1.5%, kafe, çaj dhe kakao 3.5%, pije alkoolike 1.5%, etj.
Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: pemë me -7.9%, shërbime për transport -3.5% (rënie e çmimeve të biletave të transportit ajror) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -0.3% në IHÇK.
Florentino Perez po përballet me një fushatë gjithnjë e më t...
Hamza: Programi ynë ka në fokus fuqizimin real të grave, më ...
Kosova U21 nis përgatitjet për dy ndeshjet miqësore të qersh...
Aktakuzë me propozim për gjykim në mungesë ndaj pesë pjesëta...
Dita e dytë e protestës në Tiranë për Zvërnecin, mijëra qyte...
Vendimi i Iranit për të ndërprerë negociatat me SHBA, tregje...