Ministri i Financave Bedri Hamza dhe i ngarkuari me punën e ambasadorit të Suedisë në Kosovë Anders Wollter firmosën sot marrëveshjen për vazhdimin e mbështetjes financiare për projektin për vazhdimin e përmirësimit të sistemit të tatimit në pronë “Pro Tax 2”, në një shumë prej 3.2 milionë Euro.
Ministri Hamza falënderoi ambasadorin e Suedisë Anders Wollter për angazhimin e shtetit suedez për ta ndihmuar Kosovën përmes projektit “Pro Tax 2”, si dhe vlerësoi ecurinë e deritanishme të bashkëpunimit, duke e konsideruar Projektin Pro Tax si një nga projektet më të suksesshme të Ministrisë së Financave, po ashtu edhe reforma e ndërmarrë së fundmi në fushën e tatimit në pronë është një nga reformat më të rëndësishme për komunat e Kosovës.
Ai gjithashtu tha se firmosja e kësaj marrëveshje shënon vullnetin e qartë të palës suedeze dhe asaj kosovare për thellimin e bashkëpunimit në drejtim të ndërtimit të një sistemi efikas dhe modern për administrimin e tatimit në pronë e në veçanti regjistrimin e pronave – tokave.
Ministri Hamza shprehu gjithashtu gatishmërinë e Ministrisë së Financave për të plotësuar me përpikmëri detyrimet të cilat dalin sipas marrëveshjes së bashkëpunimit dhe planit të projektit.
Ndërsa i ngarkuari me punën e ambasadorit të Suedisë në Kosovë Anders Wollter falënderoi Ministrin Hamza për zotimin dhe angazhimin në implementimin e marrëveshjeve me shtetin Suedez dhe shtoi se unë jam shumë i lumtur që sot arritëm të nënshkruajmë këtë marrëveshje dhe se jam i bindur se kjo marrëveshje është shumë e domosdoshme për shtetin e Kosovës, dhe duke pasur parasysh implementimin e suksesshëm të marrëveshjeve paraprake besoj se kjo nuk do të jetë marrëveshja e fundit, por pas kësaj do të vazhdojmë edhe me marrëveshje të tjera.
Muric spektakolar në fitoren e Sassuolos, më i miri i ndeshj...
SHBA dhe Izraeli e ndoqën Khamenein për muaj të tërë, si u v...
Netanyahu: Fushata kundër Iranit vazhdon
Trump konfirmon vrasjen e 48 udhëheqësve iranianë
Njoftim me rëndësi për qytetarët e Kosovës të bllokuar në Em...
Alarm për Kupën e Botës: Konflikti SHBA–Iran rrezikon Finali...