Presidentja vendit, Vjosa Osmani ka zhvilluar këtë javë një takim me drejtues të Odës Ekonomike Amerikane, në të cilin kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të Ambasadës Amerikane dhe USAID-it.
Në takim është diskutuar për koordinim në promovimin e potencialeve ekonomike të Kosovës dhe fuqizimin e dialogut publiko-privat, përcjell Arbresh.info.
“Para anëtarëve të Bordit të Guvernatorëve dhe anëtarëve të Këshillit Drejtues të Qendrës së Arbitrazhit të Odës Amerikane, Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e dialogut publiko-privat si proces në të mirë të Kosovës e në shërbim të zhvillimit ekonomik të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Tutje bëhet e ditur se në këtë kontekst, Osmani tha se Zyra e Presidentes është vazhdimisht e hapur për koordinim të veprimeve për promovim të potencialit ekonomik të Kosovës dhe shprehu mirënjohje për bashkëpunimin me Odën Ekonomike Amerikane.
Në këtë takim, Presidentja Osmani, foli edhe për kontributin e SHBA-së në fuqizimin ekonomik dhe subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, përfshirë edhe anëtarësimin në organizata të rëndësishme e konventa ndërkombëtare./Arbresh.info
Orban anulon udhëtimet për shkak të përmbytjeve
Dogana e Kosovës konfiskon 56 kavanoza me mjaltë në Aeroport...
Presidentja Osmani takon kreun e BIK-ut, Naim Tërnava, disku...
Aksidentohet deputeti Bekë Berisha, pëson lëndime në krahun ...
Kurti dhe Nagavci marin pjesë në përurimin e shkollës së mes...
Kurti takoi bashkëthemeluesin dhe ish-udhëheqësin e Lidhjes ...