Ministri i Financave ka treguar se buxheti i Kosovës do të jetë mbi dy miliardë euro, shkruan arbresh.info
Ai e ka bërë të ditur këtë në një konferencë të përbashkët me udhëheqësin e Misionit të FMN-së, Jacques Miniane, dhe ushtruesin e detyrës së guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti.
“Kemi parashikuar edhe një zvogëlim të arsyeshëm të hendekut tatimor. Jemi dakorduar ta respektojmë rregullën fiskale dhe deficiti primar pritet të jetë pak më i vogël se 2 për qind. Buxhet do të jetë mbi dy miliardë ku vendin kryesor do ta nxënë shpenzimet kapitale. Do t’i reflektojmë prioritetet e qeverisë që është sundimi i rendit dhe ligjit”.
Ministri i Financave ka falënderuar udhëheqësin e misionit të FMN-së për punën e bërë në Kosovë, duke shtuar se me të kanë diskutuar me qetësi në funksion të stabiliteti fiskal./arbresh.info/
Përfshihen nga flakët dy vetura në Vlorë
Kuvajti ndalon disa dronë iranianë
Shpërthime në disa vende të Lindjes së Mesme
Spalletti s’i ndalë lëvdatat për yllin e Kosovës: Edon Zhegr...
Në Speciale vazhdon gjykimi në rastin ‘Administrimi i drejtë...
Haxhiu pret sot në takim homologun nga Shqipëria, Niko Peles...