Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka takuar drejtorin ekzekutiv të Këshillit të Investitorëve Evropianë, Emrush Ujkani.
Në këtë takim është diskutuar për situatën aktuale në sektorin financiar dhe masat e ndërmarra nga BQK-ja për të ndihmuar, me qëllim të tejkalimit me sa më pak probleme nga situata e pandemisë, shkruan arbresh.info.
Guvernatori Mehmeti ka thënë se BQK-ja që nga fillimi i shfaqjes së pandemisë ka qenë e angazhuar për të ndihmuar institucionet, ekonominë dhe qytetarët.
Ai ka bërë të ditur se pavarësisht masave të ndërmarra me qëllim të mbrojtjes së qytetarëve nga COVID-19, sektori financiar ka mbetur stabil dhe likuid, si dhe ka ndihmuar gjatë tërë kohës ekonominë dhe qytetarët.
Nga ana tjetër përfaqësuesit e Këshillit të Investitorëve Evropianë përgëzuan Guvernatorin për mbajtjen e sistemit financiar stabil dhe shprehën gatishmërinë që të rritin bashkëpunimin, me qëllim të ndihmës së ekonomisë./arbresh.info/

Mërgim Lushtaku po qëndron para Stacionit të Policisë në Ske...
Dalin në shitje biletat për sfidat kundër Izraelit dhe Lukse...
Shefi i grupit të PDK-së në Skënderaj iu bënë thirrje qyteta...
Shqipëria bëhet gati për të dërguar trupa në Gazë
Samiti Trump–Xi përfundon me tone pozitive, por pa marrëvesh...
Vizita e kryeministrit Rama në Estoni, zhvillon takim edhe p...