Fermerët pejan do të ndihmohen nga komuna për ndërtim të serave.
Për këtë komuna ka planifikuar të shpenzoj shumë prej 125 000,00 euro, shkruan arbresh.info.
Në njoftimin e bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik thuhet se ky projekt do të realizohet në bashkëfinancim me fermerët.

Kuvendi Komunal do të financoj 70% të ndërtimit ndërsa fermeri 30%.
“Ky aktivitet ka për qëllim ngritjen e serave me bashkëfinancim fermer-komunë, ku do të participojnë 70% KK Pejë dhe 39% fermeri”, thuhet në njoftim.
Por, aty nuk bëhet e ditur se sa fermerë do të përfitojnë nga ky projekt, teksa ndërtimi i tyre planifikohet të përfundoj për 60 ditë.
Ndër të tjera te kushtet për pjesëmarrje thuhet se OP duhet të ketë përfunduar projkte të ngjashme prej 180 mijë euro.
“Operatori ekonomik duhet të ofroj dëshmi se ka përfunduar me sukses kontratat për projekte të ngjashme në vlerë prej 180.000.00 Euro në 3 (tri) vitet e fundit, duke filluar nga data e publikimit të Njoftimit për Kontrat. Në rast të grupit Udhëheqësi duhet ti ketë së paku 50% të shumës së kërkuar punë të ngjashme të realizuara në 3vitet e fundit”, thuhet në njoftim.
Lloji i procedurës është i hapur ndërsa afati i fundit për pranim të tenderëve / aplikacioneve është data 18.06.2020. Po atë ditë në orën 14:30 do të bëhet edhe hapja e tenderëve.
Tenderët duhet te dorëzohen vetëm në mënyrë elektronike përmes Platformës Elektronike E-Prokurimi./arbresh.info/

“Mike e madhe e Kosovës”, Osmani i ndan Medaljen Presidencia...
Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë, i kërkuari me urdhërar...
Prishtina merr një goditje të rëndë, Don Polloshka humb sezo...
“Objektivi ynë është ta fitojmë Ligën e KampionëveR...
Zyrtarë amerikanë dhe iranianë do të zhvillojnë bisedime të ...
Aksioni kundër Call Center në Tiranë, arrestohet një italian...